Falsifikuan vendime gjyqësore shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim avokaten dhe përkthyesen
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një avokate dhe një përkthyese, të akuzuara për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara kanë zbuluar një skemë falsifikimi të dokumenteve gjyqësore shqiptare dhe greke, me qëllim realizimin e një shkurorëzimi fiktiv dhe më pas lidhjen e një martese të re. Nga hetimet rezultoi se më 29 maj 2025, në Zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkia Fier ishte dërguar përmes postës një vendim i pretenduar si i Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i datës 12 shkurt 2025, ku kërkues figuronte shtetasi F.H. dhe objekti kishte të bënte me njohjen dhe dhënien fuqi ligjore në Shqipëri të një vendimi të një gjykate greke. Pas verifikimeve të...
Burimi:
javanews.al