U goditën në makinën e tyre, Hita viziton policët te Trauma: Sakrifica e çdo punonjësi vlerësohet maksimalisht

U goditën në makinën e tyre, Hita viziton policët te Trauma: Sakrifica e çdo punonjësi vlerësohet maksimalisht

Dy punonjës të Policisë së Korçë kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Lumalas. Efektivët kanë konstatuar një nga personat e dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë. Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, 21-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht me automjetin e tij makinën ku udhëtonin dy efektivwt, duke shkaktuar plagosjen e tyre. Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, përkatësisht 19 dhe 21 vjeç, ndërsa një 27-vjeçar u shpall në kërkim. Ky i fundit dyshohet se ishte pronar i një lokali ku shpërndahej lëndë narkotike dhe ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi në cilësinë e...