Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një person rreth 68 vjeç është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat “Radostinë” dhe “Vadhizë”. Policia ka mbërritur në vendngjarje rreth orës 05:30 të mëngjesit, pas njoftimit të familjarëve. Trupi i pajetë u transportua drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Sipas burimeve policore, viktima dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Raportohet se i moshuari vuante nga zemra dhe tensioni i lartë i gjakut. Familjarët kanë dëshmuar se ai kishte dalë për të punuar tokën që prej ditës së djeshme dhe nuk ishte kthyer në banesë. Aktualisht, grupi hetimor po mbledh deklaratat e tyre për të përcaktuar orën e...