I nxehti ekstrem përfshin Evropën, 11 viktima në Francë dhe Britani
Që prej fundjavës, Europa është mbërthyer nga një valë e pazakontë e të nxehtit, që ka sjellë temperatura rekord për muajin maj. Për pasojë të paktën 11 viktima janë shënuar në Francë dhe Britaninë e Madhe. Kontinenti po përjeton temperatura tipike të mesit të verës, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se fenomeni lidhet drejtpërdrejt me ngrohjen globale. Në Britaninë e Madhe, termometri arriti deri në 35.1 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për muajin maj. Autoritetet britanike e cilësuan situatën si të paprecedentë, ndërsa katër persona humbën jetën pasi hynë në ujë për t’u freskuar. Situatë e rëndë paraqitet edhe në Francë, ku shtatë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me vapën ekstreme. Temperatura shumë të larta janë regjistruar edhe në Spanjë....
Burimi:
vizionplus.tv