Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

Mijëra emigrantë marokenë “pushtojnë” bregdetin spanjoll, 9 të vdekur

Qeveria spanjolle do të dërgojë ushtrinë për të garantuar sigurinë e Ceutës, në bregdetin verior të Afrikës, ku më shumë se 1500 emigrantë të paligjshëm pushtuan nga Maroku, njoftoi Ministria e Brendshme, ndërsa të paktën nëntë prej tyre raportohet se kanë vdekur. Sipas njoftimit, forcat e armatosura do të dërgojnë 60 anëtarë për të përforcuar policinë e enklavës. “Forcat e armatosura do të përforcojnë Gardën Civile (policinë spanjolle) në ushtrimin e detyrave të tyre dhe në çdo gjë që konsiderohet e nevojshme për të ruajtur sigurinë e qytetit të Ceutës”, tha ministria. Pamjet e filmuara nga një gazetar i AFP treguan dhjetëra njerëz, shumica prej të cilëve të rinj, duke mbërritur në brigjet e enklavës, disa duke notuar, nga Maroku fqinj. Disa nga emigrantët, shumica...