U deportua nga SHBA pas dekadash në arrati, Sokol Hoxha kërkon lirinë: Dënimi është parashkruar

U deportua nga SHBA pas dekadash në arrati, Sokol Hoxha kërkon lirinë: Dënimi është parashkruar

Sokol Hoxha, i deportuar disa ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë, ka nisur betejën gjyqësore për të fituar lirinë. I dënuari në Shqipëri për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj i është drejtuar  Gjykatës së Fierit, duke kërkuar lirimin me argumentin se vendimi penal ndaj tij është parashkruar. Sipas gazetares Anila Hoxha, avokatët argumentojnë se klienti i tyre ka qëndruar në arrati për më shumë se 25 vite dhe se, për këtë arsye, dënimi nuk mund të ekzekutohet më. Çështja është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet më 16 shtator nga Gjykata e Fierit, e cila do të vlerësojë pretendimin për parashkrimin.Hoxha u deportua në Shqipëri nga autoritetet amerikane pas një hetimi ndërkombëtar. Arratia e tij kishte nisur në vitin...