Turistja kafshohet nga gjarpri në Valbonë, denoncon shërbimin shëndetësor: 112 më mbylli telefonin!
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për jetën. Amy Lecons, një australiane që jeton në Zelandën e Re, kishte dalë më 22 qershor për të vrapuar në zonën e Valbonës, pa e imagjinuar se disa kilometra më vonë do të kafshohej nga një gjarpër helmues dhe do të mbetej e bllokuar në një shteg të largët malor, shkruan “Truth Times”. Ajo nuk do të kthehej në bujtinën ku qëndronte për tre ditë. Lecons ishte rreth 7 kilometra brenda një itinerari prej 11 kilometrash kur, teksa po zbriste dhe kthehej në një kthesë, ndjeu një dhimbje të fortë në tendinën e Akilit të këmbës së majtë. “E kuptova menjëherë se më kishte kafshuar një...
Burimi:
gijotina.com