Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se operacioni i quajtur “Project Freedom” për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit do të “pezullohet për një periudhë të shkurtër kohore”, pasi është arritur “përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”. Në një postim në Truth Social të mërkurën herët, Trump tha se vendimi u mor me kërkesë të Pakistanit, i cili po ndërmjetëson bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, “për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”. SHBA-ja e nisi të ashtuquajturin “Project Freedom” për ta rihapur Ngushticën Hormuzit për anijet tregtare, pasi Irani e ka mbyllur atë duke lënë mijëra anije të bllokuara në të dyja anët e ngushticës për javë të tëra, gjë...
Burimi:
vizionplus.tv