Pse litiumi mbetet trajtimi më i mirë për çrregullimin bipolar

Pse litiumi mbetet trajtimi më i mirë për çrregullimin bipolar

Sipas të dhënave të fundit, vetëm 29% e personave me çrregullim bipolar marrin litium, edhe pse ai konsiderohet trajtimi më i mirë. Shpesh, perceptimet ndikojnë më shumë se faktet shkencore, duke bërë që ky ilaç të përdoret më pak se sa duhet. Litiumi nuk është një ilaç kompleks, është një element i thjeshtë kimik. Që nga zbulimi i vetive të tij nga psikiatri australian JohnCade në vitin 1949, ai ka mbetur shumë i rëndësishëm. Edhe pas shumë viteve kërkimesh dhe ilaçesh të reja, asnjë alternativë nuk ka treguar të njëjtën efektivitet në parandalimin afatgjatë të episodeve maniake dhe depresive. Studimet e fundit e quajnë litiumin trajtimin kryesor për çrregullimet e humorit. Ai është i vetmi stabilizues që funksionon si për maninë, ashtu edhe për depresionin,...