Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, kur do të jepet  verdikti për ish-krerët e UÇK

Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, kur do të jepet verdikti për ish-krerët e UÇK

Paneli gjyqësor i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, ish-president; Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarë; dhe Rexhep Selimit, ish-deputet, përfundoi në shkurt dhe aktgjykimi pritej këtë muaj. Megjithatë, zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, i ka thënë Radios Evropa e Lirë (REL) të mërkurën se paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, “për shkak të kompleksitetit të rastit”. Ajo gjithashtu shpjegoi se 20 korriku nuk nënkupton se në atë kohë do të shpallet aktgjykimi dhe paralajmëroi se mund të ketë shtyrje tjetër. “Kjo datë nuk është data...