SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin “Project Freedom”

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin “Project Freedom”

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë hyrë në një fazë vendimtare gjatë orëve të fundit, me qëllim heqjen e pengesave të mbetura për arritjen e një marrëveshjeje. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi papritur pezullimin e përkohshëm të operacionit “Operacionit Liria”, i cili synon garantimin e kalimit të sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Trump theksoi se ky vendim u mor pas kërkesave nga vende si Pakistani. Ai sqaroi se bllokada detare do të mbetet në fuqi, por operacioni do të ndalet përkohësisht për të testuar mundësinë e finalizimit të marrëveshjes. Megjithatë, pezullimi nuk nënkupton fundin e presionit ndaj Teheranit, pasi bllokada detare vazhdon. Nga ana tjetër, ky hap shihet si një sinjal vullneti të...