Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët, kishte ardhur nga Greqia me familjen
Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Përfundimi kanë qenë dëme materiale për fuoristradën dhe mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës. Ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit me targa greke i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë përveç ambulancës që ka marrë të riun rreth 40 vjeç për t’a çuar në spital edhe forcat e policisë rrugore. Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti...
Burimi:
top-channel.tv