Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama

Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama

“Të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga ky pushtues i egër”. Ky ishte njëri nga mesazhet që përcolli gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ditëlindjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu që u zhvillua në Krujë. Berisha: Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo! Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar. Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër që ka vendosur mbi shqiptarët një sistem shfrytëzimi kolonial duke vjedhur pasuritë e tyre, duke...