Reforma Territoriale, banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat
Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin. Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna: Sipërfaqja: 357.48 km² Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT). Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit.
Burimi:
sot.com.al