Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, ku kërkon monitorim dhe një takim të posaçëm lidhur me procesin e rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Në dokumentin e firmosur nga kryetari i Shoqatës, Fisnik Qosja, dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, ngrihet shqetësimi për mënyrën e zhvillimit të procesit, duke theksuar se komisioni parlamentar e ka përmbyllur punën pa ezauruar të gjitha fazat e parashikuara në kalendarin zyrtar. Sipas Shoqatës, nga 16 aktivitetet e planifikuara, janë realizuar vetëm analizat paraprake dhe raundi i parë i konsultimeve në qarqe, ndërsa nuk janë zhvilluar raundi i dytë dhe i tretë i konsultimeve, sondazhi publik, takimet me institucionet ndërkombëtare, publikimi i...
Burimi:
javanews.al