Zyrtarët e Sri Lankës dënohen me vdekje për mosparandalimin e shpërthimeve
Ish-shefi i policisë së Sri Lankës, Pujit Jayasundara, dhe ish-sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, Hemasiri Fernando, u dënuan sot me vdekje për bombardimet që vranë 279 persona në vitin 2019. Jayasundara dhe Fernando u shpallën fajtorë për mosparandalimin e sulmeve pavarësisht paralajmërimeve të inteligjencës, shpërdorim detyre, vrasje dhe tentativë vrasjeje. Në Sri Lanka , si rregull, dënimi me vdekje zëvendësohet me burgim të përjetshëm, sipas Reuters. Në Pashkë, më 21 prill 2019, u bombarduan tre kisha dhe tre hotele . Rreth 500 persona u plagosën, shumë prej të cilëve ishin anëtarë të pakicës së krishterë.
Burimi:
syri.net