Porto Palermo Festival sjell një tjetër udhëtim artistik mes folklorit shqiptar, traditës arbëreshe, muzikës klasike…

Porto Palermo Festival sjell një tjetër udhëtim artistik mes folklorit shqiptar, traditës arbëreshe, muzikës klasike…

Nga Julia Vrapi Muzika bashkon tradita, kultura dhe emocione në edicionin e gjashtë të Porto Palermo Festival. Artistët në festival do të sjellin një program të pasur me folklorin shqiptar, traditën arbëreshe, ritmet botërore, jazz-in dhe muzikën klasike. I ideuar nga violinisti i njohur Olen Cesari, festivali rikthehet edhe këtë vit në Kalanë e Porto Palermos, si një nga aktivitetet muzikore që i bashkohet jetës artistike këtë sezon veror. Java e parë e festivalit sjell një mozaik tingujsh dhe kulturash, nga pasuria e folklorit shqiptar, te tradita arbëreshe e Pierpaolo Pettës, ritmet e muzikës kubane  me Shama Milan dhe eleganca e muzikës klasike  me Olen Cesarin. “Katër net që lidhin brigje, histori dhe emocione. Katër takime me muzikën në një nga skenat më të veçanta...