“Delfinë kamikazë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim minash

“Delfinë kamikazë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim minash

Mes shqetësimeve që rrethojnë minimin e Ngushticës së Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u pyet nëse Teherani mund të përdorë delfinë për t’u përballur me Marinën amerikane. Ai u përgjigj se mund të “konfirmonte” që Irani nuk ka delfinë për t’i përdorur në operacione detare, por shtoi me ironi se nuk do të “konfirmonte apo mohonte nëse SHBA-ja ka delfinë kamikazë”. Një burim i njohur me operacionet amerikane në gjirin e  Hormuzit i tha CNN se ushtria amerikane nuk po përdor delfinë në këtë zonë. Megjithatë, Marina e SHBA-së ka prej dekadash një program për trajnimin e delfinëve për të ndihmuar në zbulimin e minave. Programi i Gjitarëve Detarë është pjesë e departamentit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISR) brenda Qendra së Informacionit...