Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Një burrë 35-vjeçar në Indonezi u vra tragjikisht kur një piton shtatë metra i gjatë e shtypi dhe e gëlltiti. Hashim Lubesi po festonte në një bar në provincën Maluku dhe po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Waxakai, përmes pyllit, kur u sulmua në orët e para të 27 korrikut. Zvarraniku doli nga shkurret dhe e kafshoi 35-vjeçarin në këmbë, i cili kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, sipas ‘ladbible.com’. Pitoni u mbështoll rreth trupit të tij, e shtypi dhe më pas e gëlltiti. Të afërmit e 35-vjeçarit u shqetësuan kur ai nuk u kthye dhe e kërkuan përgjatë rrugës nëpër pyll, sipas shefit të policisë së Ishujve Sula. “Në mes të rrugës, ata panë gjak në tokë dhe më pas gjetën...