“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

“Do reagojmë me apo pa NATO-n”, Polonia kërcënon Rusinë pas hedhjes së raketës lundruese

Polonia ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus në Ukrainë, ku si pasojë një raketë ka rënë edhe në vendin fqinj të Ukrainës. Ma qenë Ministri i Jashtëm polak i cili ka bërë me dije se në rast të një sulmi rus ndaj Polonisë, Varshava do të përgjigjej “me ose pa NATO-n”. Radoslaë Sikorski foli në një intervistë për BBC-në pasi një raketë ruse, ra në tokën polake. “Në Poloni, ne i kemi rezistuar Rusisë për 500 vjet dhe nuk do të ndalemi tani”, shtoi ministri. Vladimir Putin, tha ai, “nuk është realisht i aftë të nisë një sulm frontal ndaj NATO-s”. “Ajo që ai është i aftë të bëjë është një lloj provokimi që, sipas tij, u tregon evropianëve lindorë se NATO është...