17 pyetjet/ Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Nga Gert Carcani Kemi bërë qametin, por mos e rruani: Më e mira do të bëhet dhe do të vijë! Kështu garantoi sot ministër Gonxhja dhe zv.ministri i linjës, në lidhje me bllokimin dhe ndërprerjen e financave totale për sportin, rrjedhë e rrëzimit të plotë pa kriter e shkak të aktit normativ për një sërë federatash sportive në vend. Natyrisht në daljen e sotme publike vëmendjen e mori tjetër gjë, dhe në fund pas një politike ministrore mbi turizmin, bulevardin, flamingot, mbeti edhe një copëz kohë për sportin. Në një konference shtypi të njoftuar në extremis, si për të thëne që nuk duam njeri nëpër këmbë, ministri dhe zv.ministri vrapuan të listojnë aktet heroike për sportin në këto kohëra, natyrisht me para taksa-paguesish. E vetmja...
Burimi:
sportekspres.com