FOTO/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”
Një 40-vjeçar është arrestuar sot (22 gusht) në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri dhe municion luftarak, teksa dyshohet se do merrte pjesë në një krim. Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë, nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1. “Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet G. K., 40 vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak”, tha policia e kryeqytetit. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i...
Burimi:
javanews.al