Trump publikon hartën, përfshin Venezuelën si shteti i 51 i SHBA-së

Trump publikon hartën, përfshin Venezuelën si shteti i 51 i SHBA-së

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi të hënën para gazetarëve se vendi i saj nuk ka asnjë plan të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se po e “shqyrton seriozisht” një mundësi të tillë. Rodríguez foli nga International Court of Justice në Hagë, në ditën e fundit të seancave mbi mosmarrëveshjen mes Venezuelës dhe Guajanës për rajonin Essequibo, një territor i pasur me minerale dhe naftë. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë integritetin tonë, sovranitetin tonë, pavarësinë tonë dhe historinë tonë”, tha Rodríguez, e cila mori pushtetin në janar pas një operacioni ushtarak amerikan që rrëzoi ish-presidentin Nicolás Maduro. Venezuela “nuk është koloni, por një vend i lirë”, shtoi ajo. Në një intervistë për Fox News të hënën, Trump...