Gjendet shënimi i 17-vjeçares/ Dy shoqe adoleshente u hodhën nga tarraca e pallatit: Dëgjova britma dhe një zhurmë

Gjendet shënimi i 17-vjeçares/ Dy shoqe adoleshente u hodhën nga tarraca e pallatit: Dëgjova britma dhe një zhurmë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e sotme, pasi dy vajza 17-vjeçare janë hedhur nga tarraca e një pallati 6-katësh në zonën e Ilioupolit, në Athinë. Si pasojë e rënies, njëra prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Asklipieio” të Vulës, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë. Sipas mediave greke, në tarracën e pallatit është gjetur çanta e njërës prej vajzave, brenda së cilës ndodhej edhe një letër ku ajo shpjegonte arsyet që e çuan drejt aktit tragjik. Burime nga policia bëjnë me dije se edhe vajza tjetër dyshohet se është hedhur bashkë me shoqen e saj, megjithatë deri tani nuk është gjetur ndonjë shënim prej saj. Mësohet se njëra nga adoleshentet jetonte...