Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

Atentati me tritol ndaj biznesit të Noizyt, Bashkim Rajku dhe vajza e tij dëshmojnë në GJKKO

Është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, Bashkim Rajku, babai i reperit Rigels Rajkut,  “Noizy” dhe vajza e tij. ABC News mëson se Bashkim Rajku dhe vajza e tij, do të dëshmojnë në procesin ndaj Artan Tafanit dhe të tjerëve. Kujtojmë se rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizy në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës. I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tha për SPAK së tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si për përgjigje për dhunimin e shokut të tij,...