Trump para takimit me Xi Jinping: Po mendoj vetëm se si ta parandaloj Iranin të pajiset me armë bërthamore

Trump para takimit me Xi Jinping: Po mendoj vetëm se si ta parandaloj Iranin të pajiset me armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha gjatë nisjes për në Kinë se do të zhvillojë një bisedë të gjatë me Xi Jinping rreth luftës në Iran gjatë vizitës së tij në Pekin, duke vënë në dukje se e tëra që e intereson është që Teherani të mos pajiset me armë bërthamore. Ai madje theksoi se presidenti kinez do ta ndihmojë Uashingtonin të përfundojë luftën në Lindjen e Mesme. “Do të zhvillojmë një bisedë të gjatë rreth kësaj. Mendoj se ai është sjellë mjaft mirë”, u përgjigj Trump pyetjes së një gazetari rreth luftës, ndërsa më pas mohoi se Irani do të ishte tema dominuese në diskutimet e tyre, duke dashur të jepte përshtypjen se çështja e luftës është nën kontroll. “Kemi shumë gjëra për të...