Ukrainë nën sulm, Zelensky: Rusia po godet infrastrukturën civile dhe hekurudhore

Ukrainë nën sulm, Zelensky: Rusia po godet infrastrukturën civile dhe hekurudhore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për sulme të mundshme me dronë rusë gjatë gjithë ditës, duke bërë të ditur se më shumë se 100 dronë kanë qenë aktivë në hapësirën ajrore të vendit. Sipas tij, Rusia ka ndryshuar taktikat e sulmeve, duke i kryer gjithnjë e më shpesh gjatë orëve të ditës dhe duke synuar infrastrukturën civile. “Rusia vazhdon sulmet e saj dhe po e bën këtë me paturpësi, duke synuar qëllimisht infrastrukturën tonë hekurudhore dhe vendet civile në qytetet tona”, deklaroi Zelensky. Ai shtoi se sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, ndërsa shprehu ngushëllime për familjet e tyre. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit janë goditur 14 rajone të Ukrainës, përfshirë Dnipron, Kharkivin, Odesën dhe Poltavën, ku janë dëmtuar infrastruktura...