Durrës/ Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

Durrës/ Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një të riu është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla. Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi 28 vjeç. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë dëmtimeve. Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin 19 vjeç. Hetimet vijojnë...