Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur këtë të mërkurë, 13 maj, se sektori bankar në vend ka shënuar progres në kreditimin e bizneseve. Sipas të dhënave, kreditimi për sektorin privat ka arritur në 907 miliardë lekë në mars 2026, nga 575 miliardë lekë pesë vite më parë. Kjo tregon se bankat kanë shtuar ndjeshëm financimin për bizneset dhe familjet. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit kredia është rritur mesatarisht me rreth 15% në vit. Sejko theksoi se sistemi bankar është bërë më i besueshëm dhe ofron jo vetëm ruajtje të sigurt të kursimeve, por edhe shërbime moderne pagese dhe më shumë mundësi kreditimi. “Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 907 miliardë lekëve në fund të muajit mars 2026, nga...
Burimi:
javanews.al