Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë
Bashkitë shqiptare siguruan gjatë vitit 2025 rreth 44.8 miliardë lekë të ardhura nga burimet e tyre, ku 91 për qind erdhën nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa vetëm 9 për qind nga burime të tjera. Megjithëse të ardhurat u rritën me vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë, struktura e tyre tregon qartë se financat vendore mbështeten kryesisht tek aktiviteti ekonomik dhe ndërtimi. Burimi më i madh i të ardhurave rezulton taksa e ndikimit në infrastrukturë, që paguhet për ndërtimet e reja. Vetëm kjo taksë solli 16.4 miliardë lekë, ose 37 për qind të të gjitha të ardhurave të bashkive. Pas saj renditen tarifat vendore me 11.4 miliardë lekë dhe taksa mbi pasurinë me 8.1 miliardë lekë. BURIMET KRYESORE TE TE ARDHURAVE Taksa e...
Burimi:
javanews.al