Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!
Parandalohet tentativa e kontrabandimit të orave luksoze dhe purove nga Porti i Durrësit. Dy ora dore me mbishkrimin ‘Rolex’ dhe 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti dhe të padeklaruara, u përpoqën të hynin në Portin e Durrësit ditën e sotme dhe u sekuestruan, teksa po hetohet për përgjegjësit. Dogana dhe Policia Kufitare i konstatuan mallrat gjatë kontrollit të një mjeti dhe i sekuestruan. “Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit u konstatuan: 2 ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti”, njoftoi dogana. Më tej bëhet me dije se...
Burimi:
javanews.al