Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche, ish-avokati personal i Donald Trump, është konfirmuar nga Senati amerikan si prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Me një votim të ngushtë, 50 senatorë votuan pro dhe 49 kundër emërimit të tij në postin më të lartë të zbatimit të ligjit në vend. Dy republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkoëski, iu bashkuan demokratëve kundër Blanche, ndërsa vota vendimtare erdhi nga republikani Bill Cassidy. Ky votim tërhoqi vëmendje të madhe në Uashington, për shkak të përplasjeve të mëparshme mes Cassidy dhe presidentit Trump. Debati mes palëve u fokusua te shqetësimet rreth pavarësisë së institucionit dhe menaxhimit të fondeve qeveritare. Pasi mori mbështetjen e nevojshme, Blanche u shpreh thellësisht i nderuar nga besimi i presidentit tek ai. Kritikët e akuzuan atë si mbështetës të...