Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj arriti të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë. Në këto pamje të siguruara nga Report Tv, dallohet fare qartë momenti kur pasi Shehaj ka marrë dokumentin në duar është larguar me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse këshilltarja e ndjek nga pas me vrap dhe dëgjohet t’i thotë të ndalojë. Pasojat e veprimit qesharak të kreut të një prej partive opozitare në vend, nuk mbarojnë vetëm te paligjshmëria e aktit. Gjatë tentativës së punonjës së Parlamentit për të ndaluar Shehajn, zyrtarja godet kokën në shkallët e mermerta dhe rrëshqet drejt fundit të tyre totalisht e rrëzuar. Top Channel/ Shehaj “arratiset” pasi mori dokumentin sekret nga...
Burimi:
javanews.al