Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike
Revista gjermane Focus.de i ka dedikuar së fundmi një artikull turizmit në Shqipëri, duke renditur edhe arsyet kryesore pse duhet zgjedhur vendi ynë për pushimet e kësaj vere. Në brendësi të artikullit, Focus shkruan: “4 fakte rreth Shqipërisë si një destinacion pushimi”. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare të vendosur në detet Adriatik dhe Jon. Vendi ofron plazhe të shumta, nga vendpushime plot gjallëri deri te gjire më të qeta. Gjithashtu, vendi shpesh konsiderohet si një destinacion udhëtimi më i përballueshëm krahasuar me shumë destinacione të tjera mesdhetare, pasi akomodimi, ushqimi dhe transporti janë ende relativisht të lira. Revista gjermane Focus.de nënvizon në artikull se ka më shumë sesa thjesht plazhe, pasi Shqipëria ofron si det ashtu edhe male, parqe kombëtare dhe qytete historike...
Burimi:
javanews.al