Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet
Presidenti Donald Trump deklaroi për Axios se Shtetet e Bashkuara janë në “bisedime shumë të thella” me Iranin. “Nëse ato nuk japin rezultat, do t’i rikthehemi veprimeve shumë të forta ushtarake”, tha ai. Trump shtoi se i pezulloi sulmet të premten pasi vendet që po ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit SHBA-Iran i kërkuan ta bënte këtë. I pyetur se sa kohë është i gatshëm t’i japë diplomacisë, Trump u përgjigj: “Jo shumë kohë. Ose ecën shpejt, ose nuk ecën fare”.
Burimi:
javanews.al