Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Tubimi vijon prej javësh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e një procesi të ri politik, që sipas protestuesve duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të madh të qytetarëve. Në protestën e zhvilluar ditët e fundit, aktivistët reaguan ndaj platformës “Besa” të prezantuar nga Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke deklaruar se qytetarët nuk kërkojnë premtime apo iniciativa të reja, por ndryshim politik. Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit thanë se besimi mes qeverisë dhe qytetarëve është dëmtuar dhe se mesazhi i tyre mbetet i pandryshuar: largimi...
Burimi:
gijotina.com