Rënie gurësh në disa akse në veri, ARRSH: Ja si paraqitet qarkullimi i mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën në disa rrugë në zonat veriore të vendit, pas reshjeve të orëve të fundit. “Reshje me intensitet dhe rrebesh kanë prekur veçanërisht zonat veriore të vendit, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës, si në: Bajram Curri-Valbonë Ura Bujan-Qafë Morinë, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj dhe Bajram Curri-Fierze, Dushaj-Lekbibaj, por pa sjellë probleme me qarkullimin”, lexohet në njoftimin e ARRSH-së, shkruan A2. Ndërkohë, në Qafë Thorë-Theth pati përkohësisht bllokim të aksit rrugor. Sipas ARRSH, falë ndërhyrjes së menjëhershme të kontraktorit të mirëmbajtjes me mjete dhe punëtorë të shtuar është bërë pastrimi i segmentit dhe hapja e tij për të gjitha mjetet duke e rikthyer qarkullimin në normalitet.
Burimi:
javanews.al