Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se një pauzë në sulmet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të hapë rrugën për uljen e tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nafta Brent, referenca kryesore globale për çmimin e naftës, ra në një moment me më shumë se 9%, duke zbritur në 87.59 dollarë për fuçi. Kjo është një kthesë e fortë krahasuar me javën e kaluar, kur çmimi kaloi pragun e 100 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga muaji maj. Rënia e çmimeve erdhi pasi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara njoftoi se sulmet ndaj Iranit ishin ndalur për të dytën natë radhazi, me qëllim që negociatave t’u jepej më shumë hapësirë. Nga...
Burimi:
javanews.al