AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar në lidhje me episodin e përplasjes fizike të regjistruar këtë të hënë mes efektivëve të policisë dhe gazetarëve, në ambjentet pranë Kuvendit. Sipas AGSH-së, nga pamjet filmike dhe informacionet e mbledhura në terren rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit kanë goditur fizikisht gazetarin e Ora News, Edison Vatnikaj, në momentin kur ai po filmonte shoqërimin e një protestuesi. “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e ushtruar nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj. Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar”, thuhet në reagim. AGSH thekson se...
Burimi:
gijotina.com