“Spastrim etnik”! Kosova e shpalli ‘non grata’, Shqipëria me kritika, ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

“Spastrim etnik”! Kosova e shpalli ‘non grata’, Shqipëria me kritika, ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

Snezhana Paunoviç SERBI- Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, ka reaguar sot lidhur me deklaratë e saj ku u shpreh se nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit do të "spastronte etnikisht Kosovën". Mediat serbe raportojnë se ministrja pretendon se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti dhe i ka kërkuar falje Presidentit Aleksandër Vuçiç. Panoviç e përshkroi si keqdashës faktin që "vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni" u nxorën dhe e gjitha u shndërrua në një çështje politike.  “Kjo ishte historia ime, jo një deklaratë politike. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo në një intervistë për “Informer TV”. Ministrja serbe pretendoi gjithashtu se e...