Vijon debati brenda PS/ ‘Tokat për parqe fotovoltaike’ Braçe përplaset me ministrin: Duhet për bujqësi, jo për industri

Vijon debati brenda PS/ ‘Tokat për parqe fotovoltaike’ Braçe përplaset me ministrin: Duhet për bujqësi, jo për industri

Andis Salla dhe Erion Braçe TIRANË-Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore" kanë ndezur debat në Kuvend, ku edhe deputeti Erion Braçe ka dalë kundër. Ligji u miratua me debate mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Teksa po diskutohej në Kuvend, Braçe ngriti shqetësime për përdorimin e tokave bujqësore për parqe fotovoltaike dhe eolike. Deputeti socialist kërkoi që kufijtë për zhvillimin e këtyre projekteve të përcaktohen qartë në ligj dhe të mos lihen në dorë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Sipas tij tokat duhet të jenë në përdorim për bujqësi dhe jo industri. Ndërkohë ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se ndryshimet synojnë modernizimin e sektorit bujqësor dhe përdorimin e teknologjive të reja,...