600 kamera inteligjente në 20 shkolla, Rama: ‘Smart City’, përgjigje ndaj vrasjes së Martin Canit

600 kamera inteligjente në 20 shkolla, Rama: ‘Smart City’, përgjigje ndaj vrasjes së Martin Canit

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit, ku u njoftua se 20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me 600 kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City. Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj vrasjes tragjike të Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”.  Kreu i qeverisë u shpreh se një shtet nuk matet me çdo gjë që ndodh, por me mënyrën se si reagon. Rama deklaroi se Smart City krijon siguri në shkolla. Edi Rama: Të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të shkollës “Fan Noli”, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë me versione të ndryshme të ngjarjes, me politizimin ekstrem të...