DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

Kosova E Enjte, 16 Korrik 2026 14:53 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës organizoi një bashkëbisedim mes përfaqësuesve të bizneseve dhe Doganës së Kosovës, me qëllim diskutimin e sfidave me të cilat përballen bizneset dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, gjatë këtij takimi ka dëgjuar sfidat dhe shqetësimet e bizneseve për të cilat tha se do të adresohen në mënyrën duhur, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe në afat sa më të shpejt. Sa i përket lehtësimit të tregtisë me Shqipërinë, ai tha se është duke u punuar për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë, e cila, sipas tij, do ta lehtësojë dhe përshpejtojë procesimin e eksporteve mes dy vendeve. Ai theksoi...