Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas deri në fund të 2027

Karakaçi: Elektrifikim i plotë i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas deri në fund të 2027

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”. Karakaçi bëri të ditur se marrëveshja me BERZH përmbyll paketën financiare të një prej projekteve më të mëdha hekurudhore të realizuara në vend gjatë dekadave të fundit, duke mundësuar elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit. “Me këtë financim bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe certifikimi sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke sjellë për herë të parë një shërbim modern hekurudhor me trena...