Jo vetëm ‘Shqipëria e re’/ Spiropali bën lëvizjen e radhës: Hap zyrë të re në Bllok, takime me deputetë të PS

Jo vetëm ‘Shqipëria e re’/ Spiropali bën lëvizjen e radhës: Hap zyrë të re në Bllok, takime me deputetë të PS

Elisa Spiropali TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali prej kohësh tashmë është distancuar nga linja e mazhorancës. Lëvizjet e fundit të saj kanë ngritur dyshime për distancim nga Partia Socialiste. Teksa sot deputetja njoftoi se ka dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë e re”, në anën tjetër po zhvillon takime jashtë strukturave zyrtare të partisë. Sipas raportimeve të fundit mediatike ish-Ministrja e Jashtme ka marrë me qira prej disa javësh një ambient në një zonë të frekuentuar të ish-Bllokut, ku janë parë të hyjnë dhe të dalin disa ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët aktualisht janë deputetë të grupit parlamentar socialist.  Lëvizjet e deputetes vijnë pas një sërë postimesh në rrjete sociale dhe debatesh me kryeministrin Edi Rama...