OBSH: Shqipëria zotohet të forcojë luftën kundër duhanit në ambientet publike
Vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për forcimin e politikave kundër duhanit. Kjo deklaratë parashikon masa konkrete për uljen e nivelit të lartë të përdorimit të duhanit në rajon, si dhe riafirmon se çdo qytetar ka të drejtë të marrë frymë në ajër të pastër dhe të mbrohet nga dëmet që shkakton duhani. Kështu, ministritë e Shëndetësisë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës angazhohen për eliminimin e ekspozimit ndaj tymit dhe aerosoleve të prodhuara nga produktet që përmbajnë duhan, nikotinë apo zëvendësues të saj në ambiente publike të mbyllura. Sipas OBSH-së, këto vende zotohen të: hartojnë dhe zbatojnë legjislacion gjithëpërfshirës që ndalon pirjen e duhanit dhe përdorimin e produkteve...
Burimi:
javanews.al