Si SPAK nxori zbuluar Belinda Ballukun për vilën në Dhërmi, ja provat që e fundosën, nga arredimi te telefonatat dhe…
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një kompleks modern të ndërtuar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit, Pandeli Carapuli. Vila me nr.F6 ndodhet në një nga zonat elitare të Dhërmiut. Ndërsa ngjitur me vilën e Ballukut, burime pranë SPAK pohuan se është dhe vila e vartëses së saj, Viola Haxhiademi, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës. Ish-zv/kryeministria e vendit, brenda një kohe të shkurtër prej vetëm 8 muaj, është marrë 3 herë e pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, duke thyer çdo rekord hetimor për korrupsion dhe abuzim me detyrën që është vendosur ndaj një zyrtari të lartë që SPAK ka hetuar gjatë ekzistencës së tij 6 vjeçare. Çështja e...
Burimi:
sot.com.al