Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord
Shtrenjtimin e kostove të jetesës në Shqipëri tashmë po e reflektojnë edhe statistikat e INSTAT. Pas disa muajsh me rritje graduale, inflacioni në muajin maj arriti në 3%, niveli më i lartë i regjistruar në 2 vitet e fundit. Ky është edhe objektivi i synuar nga Banka e Shqipërisë, e cila prej vitesh e konsideron nivelin 3% si normën që garanton stabilitetin e çmimeve në ekonomi. Inflacioni u rrit nga 2.7% në prill në 3% në maj, ndërsa një vit më parë ishte vetëm 2.2%. Nga tensionet gjeopolitike e deri te efekti i sezonit turistik që tashmë po hyn në kulmin e tij qëndrojnë si faktorët kryesorë në rritjen e çmimeve. Goditjen më të fortë, sipas INSTAT, e kanë dhënë qiratë dhe kostot e strehimit,...
Burimi:
kohajone.com