Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët

Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët

Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën se ka bllokuar në mënyrë të pajustifikuar shqyrtimin e projektligjit të propozuar nga deputeti Tritan Shehu për ndalimin e propagandës gjinore tek fëmijët. Gjatë mbledhjes së komisionit, Boçi tha se vendimi për shtyrjen e projektligjit bie ndesh me dakordësinë e arritur më herët në Konferencën e Kryetarëve, ku ishte përcaktuar që nisma të diskutohej në seancën plenare të 11 qershorit. Sipas tij, argumenti i mazhorancës se nevojitet më shumë kohë për të studiuar projektligjin është i pabesueshëm, duke kujtuar se në të kaluarën janë miratuar me shpejtësi ligje me ndikim të madh, si ato për investimet strategjike, trashëgiminë kulturore apo çështje të tjera të rëndësishme. “Pse për këtë ligj kërkohet kohë...