Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e kësaj të hënë në Velipojë. Policia bën me dije se rreth orës 13:35 dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Mësohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar dy personat e përfshirë në konflikt. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Shkodër/ Informacion paraprak. Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me...
Burimi:
sot.com.al